Wed, Nov 27, 2024

20 ditë në Mariupol, dokumentari më i mirë artistik! Gazetari preket teksa merr Oscar-in: Do të doja të mos e kisha bërë kurrë

  • PublishedMarch 11, 2024

“20 ditë në Mariupol” fitoi kategorinë e filmit dokumentar artistik në “Oscars 2024”.

Çmimi për filmin me metrazh të gjatë dokumentar i jep Ukrainës “Oscar-in” e parë.

Në një deklaratë emocionuese pasi mori trofeun, gazetari ukrainas, fitues i çmimit Pulitzer, Mstyslav Cherno, foli për situatën e vështirë në vendin e tij.

“Unë do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë se do të doja të mos kisha bërë kurrë këtë film”, tha Cherno.

Në dokumentar, Chernovi kalon 20 ditë në Mariupol të Ukrainës gjatë muajit mars 2022, ku është i rrethuar pas pushtimit të Rusisë.

“Do të dëshiroja ta shkëmbeja këtë trofe këtë me Rusinë, që të mos sulmojë kurrë Ukrainën. Kinemaja formon kujtime dhe kujtimet historinë”, tha gazetari.


AlbaniaWeb.net