Wed, Nov 27, 2024

Kapet në Itali 39-vjeçari shqiptar me 10 kg heroinë, e ‘tradhtuan’ telefonatat e shpeshta dhe grumbulli i çelësave në duar

  • PublishedMarch 11, 2024

Policia e Milanos ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht, si dhe kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Shqiptari u në pranga i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u pikas nga policia, pasi tërhoqi vëmendje mënyra sesi mbante telefonin dhe e shikonte shumë shpesh, si dhe kryerja e shumë telefonatave të shkurtra.

Pas këtij veprimi, ai hipi në një mjet. Agjentët, duke pasur parasysh nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, kontrolluan menjëherë atë dhe makinën e tij, ku i gjetën 7.7 kg heroinë.

Nga kontrolli policia zbuloi se ai kishte dhe një grumbull të madh me çelësa, ku njëri prej tyre i përkiste një bodrumi.

Pas kontrolleve në këtë bodrum, u gjetën po ashtu 670 gramë kokainë dhe shtatë mbështjellës me 2.3 kilogram heroinë.


AlbaniaWeb.net