Wed, Nov 27, 2024

Mbledhja në Shkodër/ Kryebashkiakët e opozitës: Pse morëm pjesë në takimin e thirrur nga Rama

  • PublishedMarch 11, 2024

Në një panel që rrallë herë e shohim në ekranet shqiptare, dy kryebashkiakë demokratë diskutuan sonte në “Top Story” përballë dy kryebashkiakëve socialistë.

Pas mbledhjes së kryebashkiakëve në Shkodër të shtunën, kryetari i bashkisë Mirditë, Albert Melyshi vlerësoi takimin, por theksoi se zgjidhjet për problemet që u raportuan, duhet të gjenden sa më shpejt.

“Vlerësojmë çdo takim që bëhet në kuadër të bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe qendror. Kur këto dy pushtet bashkëpunojnë për të gjetur mekanizma për të zgjidhur probleme, është shumë mirë. këto shqetësime që i diskutuam të shtunën, sa herë janë ngritur më parë, a janë diskutuar në mungesë të opozitës. Këto çështje që diskutuam, nëse janë diskutuar edhe më herët, atëherë kur do të gjejnë zgjidhje”.

Kryebashkiaku demokrat i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, u ndal te turizmi dhe problemi i ujërave të zeza për qytetit që synon të rrisë çdo vit e më shumë numrin e turistëve.

“Sfida ime e fillimit ishte turizmi. Ka një vijë bregdetare prej 20 km. Sfida jonë është mbledhja e taksave. Situata në terren nuk është aq mirë. shoh vullnet nga qeveria, por tani mbetet për t’u parë si do të reagojmë. Detyra është edhe jona si bashki, si do të reagojmë. Ne jemi bashki e re dhe kemi gjetur një institucion shumë keq. U munduam ta fusnim në shina. Donim t’i jepnim imazhin që meriton dhe besoj se ia kemi arritur. Ujërat e zeza është problem kryesor, duhen rreth 20 milionë euro fond. Bashkia e Kavajës mbledh rreth 85 për qind taksa, kemi akoma punë për të bërë. Bashkia ka shumë shtëpi të dyta, që akoma nuk i kontrollojmë dot”.


AlbaniaWeb.net