“Dua titullin e katërt radhazi, arbitri veproi si duhet”, Walker: Cityn e presin ndeshje të rëndësishme
Manchester City barazoi 1-1 mbrëmë me Liverpool, në supersfidën e javës në Premier League. Një ndeshje shumë e luftuar mes skuadrave pretendente për titull, por në fund, të dy ekipet u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë. Mbrojtësi i “Qytetarëve”, Walker tregoi këndvështrimin e tij pas sfidës.
“Kanë mbetur edhe 10 ndeshje të rëndësishme, ka ende edhe shumë takime për t’u luajtur. Shpresojmë të arrijmë të fitoj kampionatin katër herë radhazi, diçka qe askush nuk ka arritur ta bëjë në këtë klub. Kontakti Doku-Mac-Allister? Arbitri Oliver veproi në mënyrën e duhur. Kjo tregon përvojën e tij, ai konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë në botë” – tha ai.
(J.S/)