Chelsea triumfon ndaj Newcastle, pesë gola në “Stamford Bridge”
Chelsea triumfoi 3-2 ndaj Newcastle, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Premier League. Pjesë e parë me shumë ritëm dhe emocione, me skuadrat që u vendosën menjëherë në kërkim të golit. Jackson dërgoi topin pas shpinës së portierit Dubravka në minutën e gjashtë, pas një asist të Palmer.
“Qymyrxhinjtë” reaguan në mënyrën e duhur dhe ishte sulmuesi Isak që me golin e tij në fundin e fraksionit, vendosi ekuilibrat, për të dërguar ekipet në barazim në dhomat e zhveshjes. Në fillimin e pjesës së dytë, Blutë e Londrës realizuan me Palmer. Një gol me shumë peshë për skuadrën nga Londra, sidomos në këtë fazë të sezonit. Deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, ekipet shënuan nga një gol ( Mudryk / Murphy).