“SPAK po përpiqet të krijojë tymnajë”, Argita Malltezi: Nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”
Vajza e ish-kryeministri Sali Berisha, Argita Malltezi mbajti një konferenvë për mediat këtë të martë në lidhje me kompleksin “Partizani”.
Ajo u shpreh se SPAK po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes. Ajo theksoi se si pasojë e privatizimit, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit.
“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste. Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionin. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin. Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë”, tha Malltezi.
AlbaniaWeb.net