“Super është”, kryeministri Rama inspekton Urën e Re të Kukësit: Një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, aty ku ka vizituar Urën e Re, një projekt i shumëkërkuar nga banorët.
Rama inspektoi punimet, duke theksuar se materiali i përdorur është italian, një material që përdoret për ndërtimet e kohëve moderne, siç thotë kryeministri.
“Në Urën e Re të Kukësit, një vepër e madhe publike me detaje inxhinierike, e cila i jep zgjidhje nyjes së vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare”, shkruan Rama në Facebook.
“Super është, rrugë e varur nuk ka kolonë”, tha Rama në përfundim të inspektimeve.
AlbaniaWeb.net