“Kisha pirë, nuk mbaj mend gjë”/ Akuzat për shitblerje votash për një subjekt politik, gjykata jep masën për 52-vjeçarin në Tiranë (EMRI)
Gjykata e Posaçme ka dhënë masën “arrest në shtëpie” për Kristo Agalliun, pasi 52-vjeçari u akuzua për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
52-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Premtuesi” pasi së bashku me një shtetas tjetër bashkëpunonin me njëri-tjtritn për shit-blerje votash për një subjekt politik.
“BalkanWeb” mëson se 52-vjeçari në sallën e gjyqit ka thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe se nuk mban mend se çfarë bisede ka bërë në telefon.
(BalkaWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–