Fri, Nov 29, 2024

Sherri me Meritonin/ Egla: Mua ndonjëherë më kap frika!

  • PublishedMarch 12, 2024

Një tjetër debat i ashpër brenda shtëpisë së Vëllait të Madh është regjistuar këtë javë mes Meritonit dhe Eglës.

Në sfidën e përgatitjes së ballokumeve, Egla dhe Meritoni janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin, ku Egla i ka hedhur ujë në fytyrë Meritonit dhe gjithashtu ka përfshirë dhe Ilnisën në debat.

Ja çfarë tha ajo në ‘Prime-n’ e sotëm: Unë nuk jam munduar të lidhem me banorët, unë kam qendruar me kë jam ndjerë me rehat. Banorët flasin  dhe unë flas gjithashu. Nga jashtë nuk njoh ndonjë banorë veç pak Romeon kështu që unë përdor vetëm gjërat që di për ta nga brenda. Meritoni flet dhe flet dhe flet, i thash që ka një psikolog gratis mund ta përdorë, ndërkohë që ai më ka folur gjithashtu edhe për izolimin sepse vetë më ka dhënë që ka eksperiencë. Nuk është strategjia ime Ledion që të marr informacione. Mua ndonjëherë më kap frika nga disa situata dhe nuk më duket sikur përdora ndonjë situatë. Sa i përket Ilnisës unë nuk di çfarë i kam përdorur?