Studimi: 4 nga 5 persona “e urrejnë” të ndajnë shtratin me partnerin natën
Një e treta e amerikanëve presin me padurim netët kur partneri i tyre nuk është në shtëpi për të fjetur vetëm, sipas një studimi të ri.
Sondazhi i 2,000 amerikanëve që jetojnë me një partner zbuloi se 36% gëzohen, kur ata ose partneri i tyre nuk janë në shtëpi, pasi nuk duhet të ndajnë shtratin bashkë.
Rezultatet tregojnë se katër në pesë të anketuar (82%) pranojnë se zakonet e gjumit të partnerit të tyre i zgjojnë vazhdimisht gjatë natës.
Gërhitja e partnerit të tyre (52%), qëndrimi në telefon para gjumit (33%) dhe zgjimi gjatë natës për të shkuar në tualet (33%) u zbulua se ishin zakonet më të zakonshme që prishin gjumin.
Një e katërta e të anketuarve bezdisen gjithashtu kur partneri i tyre që iu tërheq jorganin (27%), kur rrotullohen gjatë natës (25%) ose kur iu zënë pjesën e tyre të shtratit (21%).
79% e të anketuarve ndajnë një shtrat me partnerin e tyre, ndërsa 21% prej tyre flenë në dhoma të ndryshme ose flenë veçmas në të njëjtën dhomë.