Wed, Nov 27, 2024

Dhunimi i 30-vjeçarit me shkop bejsbolli, zbardhen detajet nga sherri në Korçë, shkak një borxh

  • PublishedMarch 13, 2024

Një 30-vjeçar në Korçë ka mbetur i plagosur pas sherrit me tre persona.

Mësohet se motivi i sherrit ka qenë një borxh i pashlyer i të plagosurit ndaj 3 autorëve. Gazetarja Dhorjela Çule raporton se sipas informacioneve, ata kanë njohje dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli.

I plagosuri që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Tre autorët janë dorëzuar vetë në komisariatin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


AlbaniaWeb.net