Ups! Tik-Tok gati të mbyllet në SHBA!
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së votoi sot legjislacionin që ndalon aplikacionin Tik-Tok.
Tiktok duhet t’i shitet një kompanie amerikane dhe të ndahet nga pronari i saj kinez ByteDance, në të kundërt do të ndalohet.
Presidenti Joe Biden është shprehur se do ta nënshkruajë projektligjin, nëse dhoma e sipërme e miraton atë.
Edhe pse pati një mbështetje të gjerë lidhur me këtë projektligj, legjislacioni është përballur dhe me kundërshtime të ashpra nga përdoruesit e TikTok – rreth 170 milionë në SHBA.
Nëse projektligji miratohet, ky aplikacion mund të jetë i paarritshëm për më shumë se njëqind milionë përdoruesit e tij në SHBA.
Sipas legjislacionit të propozuar, ByteDance do të ketë gjashtë muaj për të hequr TikTok ose do të përballet me një ndalim mbarëkombëtar.