Thu, Nov 28, 2024

Emri/ Vrasja e djalit nga Peqini në Londër, publikohet foto e të dyshuarit

  • PublishedMarch 14, 2024

Policia Metropolitane e Londrës ka publikuar foton e një personi i cili është i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin britanik.

Siç edhe AlbaniaWeb.net raporti ekskluzivisht një ditë më parë, Bajram Luli me datëlindje  09.02.1997 u godit për vdekje brenda makinës së tij dhe nga plagët e marra humbi jetën spital mbrëmjen e të hënës.

Luli ishte me origjinë nga Peqini dhe kishte pak kohë që kishte mbërritur në shtetin ishull. Policia Metropolitane ka siguruar një foto nga kamerat e sigurisë të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen.

Personi që shihet në foto duket rreth moshën 25 vjeç duke kaluar barrierat e një metroje në Londër.

Detektivi Jim Shirley i cili po udhëheq hetimet e vrasjes thotë se “ky hetim është duke vijuar me shpejtësinë e duhur. “Ne po punojmë fort për të bërë drejtësi për familjen dhe miqtë e të ndjerit i goditur barbarisht me thikë e si pasojë humbi jetën”.


AlbaniaWeb.net