Fri, Nov 29, 2024

Dështimi në Champions, sulmuesi i Interit: Zhgënjim i madh, por kam besim te skuadra

  • PublishedMarch 14, 2024

Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Interit, pas  eliminimit nga Champions League. Zikaltërit dështuan nga pika e bardhë e penalltive ndaj Atletico Madrid, duke  mbyllur kështu përpara kohe aventurën europiane. Sulmuesi i ekipit italian, Thuram, një  ndër protagonistët negativë të ndeshjes në “Wanda Metropolitano”, ka bërë një postim në rrjetet sociale.

“Zhgënjimi është i madh. Sot jemi të gjithë të prekur nga eliminimin. Por unë kam besim në këtë ekip, kam besim te vëllezërit e mi, kam besim në familjen tonë. Kemi ende shumë për të bërë, kështu që le të ngremë kokën dhe të arrijmë qëllimet tona”, ka shkruar ai.

(J.S/ )

AlbaniaWeb.net