Thu, Nov 28, 2024

VIDEO/ Milan feston kualifikimin në Pragë, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Slavias, goeladë e West Ham

  • PublishedMarch 14, 2024

Milan është kualifikuar për në çerekfinalen e Europa League, pasi eliminoi Slavian e Pragës. Të besuarit e Piolit, pas suksesit 4-2 në ndeshjen e parë, sonte në Fortuna Arena (Prague) triumfuan 1-3.

Çekët e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion në portën e kundërshtarit. Gjithsesi, vendasit u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 20-të, me kapitenin Holes që “tradhtoi” skuadrën në momentin më të mirë.

Portieri i Slavias, Stanek bëri mrekullinë në dy raste duke ndalur Pulisic e më pas Leaon, por goli kuqezi nuk vonoi shumë. Pulisic zhbllokoi llogaritë, sakaq Loftus-Cheek dyfishoi shifrat.  Në fundin e fraksionit, Leao thelloi shifrat. Pjesa e dytë shërbeu vetëm për formalitet (goli i nderit për Slavian mban firmën e Jurasek), fati i kualifikimit ishte vendosur tashmë, me Milanin që pret i qetë shortin.

Një biletë për në fazën tjetër siguroi West Ham. Ekipi i David Moyes bëri të pavlefshme humbjen 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Freiburg, duke mundur me goleadë gjermanët me shifrat 5-0.

Në Conference League, kualifikohen Fenerbahce dhe Fiorentina.

(VIDEO)

(J.S/ )

 

AlbaniaWeb.net