“Fiks Fare”/ Qendra Shëndetësore Funarë me ilaçe të skaduara, ndërsa mbetjet spitalore te hedhura në kuti moltosh dhe patetinash
Me dhjetëra medikamente të skaduara dhe mbetje spitalore janë gjetur në qendrën shëndetësore të fshatit Funarë, Librazhd.
Mbetjet spitalore u gjetën nga gazetarët e Fiksit në dhomën ku bëhen injeksionet e pacientëve, në disa kuti moltosh dhe patetinash.
Në këtë dhomë ndodheshin dy kuti ku në njërën prej tyre mbaheshin shiringat, gjilpëra ndërsa në kutin tjetër kishte shishe serumi gjysmë të mbushura dhe bosh dhe shishe ampulash.
Përveç mbetjeve spitalore problemi tjetër lidhej me skadencën e medikamenteve dhe mungesën e ilaçeve në këtë ambulancë.
Medikamentet që u gjetën në këtë qendër shëndetësore u përkisnin viteve 2019,2022,2023 dhe janar të vitit 2024.
Adrenalinë,Atropinë, Cezol, Ampicillin, Sulfat Magnezi, Agë, Acid Folk, këto janë disa nga ilaçet e skaduar që janë gjetur nga gazetarët e emisionit Fiks Fare në këtë qendër shëndetësore. Ilaçet e skaduara u gjetën në mesin e medikamenteve të cilat nuk ishin të skaduara.
Gazetarët e Fiksit pyetën infermieret e kësaj qendre shëndetësore dhe ato thanë se nuk i kanë përdorur, por përsa i përket arsyes se përse nuk janë hequr ato nuk japin një përgjigje.
Një problem tjetër ishte dhe struktura e kësaj qendre shëndetësore, e cila ka mure të plasaritura, me lagështi dhe dritare të thyera.
Mjeku i kësaj qendre shëndetësore, Endri Kaza, tha për Fiksin që këto ilaçe nuk përdoren dhe mbahen mënjanë që të mos ngatërrohen me ilaçet e tjera. Ndërkohë që gazetarët i gjetën në mesin e atyre të paskaduara, por mjeku nuk pranon.
Ai justifikuara me faktin që këto medikamente nuk janë përdorur dhe se pacientët thjesht bëjnë injeksionet aty dhe nuk marrin asnjë shërbim me medikamentet që ndodhen në qendër. Ato mund të përdoren vetëm në raste urgjence. Por dhe në ato raste emergjente urojmë që mos të përdoren të skaduarat!
AlbaniaWeb.net