VIDEO/ Liverpool i papërmbajtshëm në Europa League, Atalanta dhe Roma në fazën tjetër, Leverkusen kualifikohet mes thriller-it
Liverpool dhuron spektakël në Europa League. Edhe pse kishin fituar 5-1 në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit, në “Anfield”, The Reds u treguan të papërmbajtshëm duke triumfuar me shifrat 6-1 ndaj Spartës së Pragës. Brenda çerek ore lojë, ekipi i Klopp realizoi katër gola me autorë të ndryshëm.
Nunez hapi “festivalin” e golave, ndërsa më pas shënuan edhe Clark, Salah dhe Gakpo. Te çekët “tundi rrjetën” Birmancevic, në fundin e fraksionit. Në këtë sfidë, Qazim Laçi luajti nga minuta e parë për mysafirët, sakaq nga stoli e filloi Tuci. Në fillimin e pjesës së dytë, Szoboszlai dhe Elliot vendosën emrat në listën e golashënuesve. Salah me shokë mbeten një nga skuadrat pretnedente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit të Europa League.
Asnjë problem për Romën e Daniele De Rossit. Fitorja 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Brighton i dhuroi qetësinë e duhur italianëve, me përballjen e sotme në Amex Stadium (Brighton) që përfundoi 1-0.
Thriller në Gjermani. “Aspirinat” e Leverkusen, nëse në kampionat po shkojnë një drejt rrëzimit të sundimit të Bayern Munchen, në Europa duken tjetër ekip. Skuadra e Xabi Alonsos barazoi 2-2 ndaj Qarabag në ndeshjen e parë, ndërsa sonte ia dolën në limite me shifrat 3-2. Atalanta e Berat Gjimshitit përmbys Sporting dhe mund portugezët 2-1 (1-1 ndeshja e parë).
Në Conference League, “buzëqesh” Aston Villa dhe Lille.
Europa League:
Atalanta-Sporting 2-1
(VIDEO)
Leverkusen-Qarabag 3-2
Brighton-Roma 1-0
Liverpool-Sparta Prague 6-1
(VIDEO)
Conference League:
Aston Villa-Ajax 4-0
Brugge-Molde 2-0
Lille-Sturm Graz 1-1
Maccabi Tel Aviv-Olympiacos 1-4
–
(J.S/ )