Kush pagoi për sulmin ndaj gjyqtares Irena Gjoka? Gazetari: Investim i bërë nga Tirana, stafi i gazetës që publikoi artikullin është…
Shkrimi në median greke ku gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka akuzohej se ishte dënuar nga shteti fqinj për falsifikim dokumentesh, mund të jetë paguar nga politikanë në Tiranë.
Kështu u shpreh gazetari i AlbaniaWeb.net në Athinë, Artur Bibe gjatë një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha.
Duke mos përmendur emra konkretë, gazetari nënkuptoi se bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili e kandidoi Belerin për bashkinë e Himarës.
“Nuk është Beleri që e ka nxjerrë këtë artikull. Lajmi ka ardhur nga Tirana, është investuar nga persona, çështjet e të cilëve i gjykon Gjoka.
Nuk do doja të thoja emër konkret por do thoja janë ata që kanë futur në kurth marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga emërimi i zotit Beleri në krye të koalicionit, në vazhdim të tjerë që i mbështesin këto politika ekstremiste.
Janë ata që dikur e akuzuan Belerin se kishte vrarë njerëz në Peshkëpi”– u shpreh gazetari.
Më tej Bibe theksoi se nuk ka asnjë përgjigjie nga stafi i gazetës “Ta Nea” që publikoi shkrimin disa ditë para se gjyqtarja e GJKKO të merrte vendimin për kërkesën e Berishës për lirimin nga arresti shtëpiak që i është caktuar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.
“Janë fshehur dhe nuk përgjigjen. Komunikova sërish, nuk kanë asnjë moment, donin të mbronin burimin e informacionin, që natyrisht është e drejta e tyre. Më thanë se do më telefononin dhe sot pas 7 ditësh nuk ka asnjë informacion”– tha Bibe.
AlbaniaWeb.net