“Djalli” synon Europa League, Pioli-Leao dalin garant: Jemi në një moment të mirë
“Tani janë vetëm 8 ekipeve, jemi edhe ne mes tyre, të gjitha mund ta fitojnë Europa League”, kështu u shpreh Stefano Pioli pas suksesit në transfertën çeke. Asnjë në shtëpinë e Milanit nuk fshihet, Europa League është shansi i fundit për të shpëtuar këtë sezon. Pioli mund të mbështet më në fund te Rafa Leao, ylli portugez po kalon momentin e tij më të mirë, ndaj Sllavia Pragës realizoi golin e tij të 7-të në 2024, plus 6 asiste:
“Është momenti im më i mirë këtë sezon. Të dilnim nga Champions League nuk na pëlqeu, por tani është momenti ynë”, u shpreh Leao. Mes Europa League dhe Serie A, Milan ka fituar katër ndeshje radhazi, shifra që tregojnë qartë atë që thotë Leao, ky është momenti më i mirë jo vetëm i portugezit, por dhe i Milanit. I vetmi shqetësim dukej dëmtimi i Mike Maignan, por trajneri Pioli siguroi se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por thjesht një goditje.
Kjo ecuri shumë e mirë e kuqezinjve këtë periudhë ka bërë që mediat të flasin edhe një herë në lidhje me të ardhmen e Stefano Piolit. I pyetur mbi këtë teme, Pioli dribloi gazetarët e interesuar, duke theksuar se nuk është koha për të folur për të ardhmen e tij, por duhet të përqendrohen në gjërat e tjera të rëndësishme.
()