Goglat “tradhtojnë” italianët, “azzurrët” përplasen në çerekfinalet e Europa League, Gjimshiti “peshkon” Klopp
Në futboll duhet edhe pak fat, aq më tepër kur bëhet fjalë për shortin. Goglat u treguan të pamëshirshme për ekipet italiane të cilat do të përplasen ndërmjet tyre në fazën çerekfinale. Shorti prodhuan një derbi italian me Milan që “peshkoi” Romën në fazë çerekfinale. Nuk ishte me fat as Atalanta e Berat Gjimshitit, me bergamskët që përplasen me ekipin më të fortë të mundshëm, Liverpool.
Një nga favoritët tjerë të këtij turneu, Bayer Leverkusen do të përballet me West Ham. Çifti tjetër në këtë fazë është Benfika-Olimpik Marsejë. Tetë ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë të Europa League mësuan edhe rrugën e tyre drejt finales së madhe. Fituesi i çiftit Milan-Roma do të përballet me fituesin e çiftit Leverkusen-West Ham. Ndërkohë, fituesi i çiftit Liverpool-Atalanta në fazën gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Benfika-Olimpik Marsejë.
()