“Ju don Djali i Shqiptarisë”, Daku reagon pasi nuk u grumbullua në Kombëtare
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Sulmuesi Mirlind Daku, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, është lënë jashtë listës.
Ndërkohe ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shkruan: “Jeta vazhdon“. Më pas, 26-vjeçari saktëson se kjo video nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Silvinjo.
“Video që lidhje nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë”.
()