“As Bardhi nuk ka kontakt me menaxherin”/ Sara Gjordeni në “Mekast”: U nxor në mënyrë traumatike nga shtëpia e BBV
Sara Gjordeni është e bindur se Bardhin e nxori nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, menaxheri i tij.
Në një intervistë për “Mekast” me Megi Pojanin, që nisi transmetimin në ekranin e tch të premten në mbrëmje, Sara u shpreh se ishte në dijeni të faktit se Bardhin do ta nxirrnin nga shtëpia.
“Unë dija që Bardhi do të dilte atë ditë, e dija paraprakisht. E dija edhe për gjendjen e nënës së tij. Por, mënyra se si Bardhi u nxor ishte pak traumatike për të. Por, kam pritur që menaxhmenti i tij ta nxirrte më parë nëse ishte për ta nxjerrë, jo gjatë Prime-t. Jo në mënyrë aq traumatike, se ai po dridhej në studio kur arriti”.
Sipas saj, komentet e menaxherit të Bardhit kanë qenë ofenduese për çiftin.
“Kam vënë re diçka që më ka shqetësuar shumë, edhe Bardhin pasi ka dalë nga shtëpia, kanë qenë statuset e njëpasnjëshme të menaxherit të tij që na kanë shqetësuar realisht shumë, sepse kanë qenë ofenduese, fyese, poshtëruese. Ishte një postim që thoshte ti Bardhi kur të dalësh do të dëgjosh këngët dhe do qash. Bardhi nuk ka qenë okej me këto deklarata kur ka dalë. Normalisht, nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë, që është shprehur në mënyrë të tillë pa më njohur dhe pa e ditur situatën me Bardhin”.
Madje, modelja u shpreh se as këngëtari nuk ka komunikim me menaxherin e tij aktualisht.
“As Bardhi nuk ka kontakt me menaxherin. Mendoj se Bardhi ka pasur mjaftueshëm arsye, pa ndikimin tim, për të arritur në konkluzionet e veta”.
AlbaniaWeb.net