Fri, Nov 29, 2024

I mituri dëmtohet në kokë/Edukatorja s’bën asgjë dhe policia fsheh ngjarjen

  • PublishedMarch 18, 2024

Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 9 shkurt në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 3-vjeçar me autizëm është dëmtuar në kokë në kopësht dhe edukatorja nuk e ka ndihmuar.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, policia ka fshehur të gjithë ngjarjen.

“Fëmija ishte goditur në kokë, unë s’mund të them që fëmijën e kanë dhunuar, por edukatorja nuk është kujdesur, ne e çuam fëmijën në spital dhe ju bë skaneri, u thirr dhe policia, por më vonë nuk u bë më asgjë.” ka thënë gjyshja e 3-vjeçarit.

Emisioni investigativ ‘Fiks Fare’, transmetoi momentin kur është goditur fëmija në kopsht nga një tabelë metalike dhe edukatorja s’ka bërë asgjë.

Sakaq gjyshja thotë se për fëmijën është kujdesur një mësuese ndihmëse, Anila Balasi, ku kjo e fundit teksa është takuar me gazetarët është shprehur se edukatorja i godiste fëmijët dhe madje fëmijën me autizëm e diferenconte. “Ajo i  gjuante fëmijët me shpulla në kokë, po ashtu fëmijën me autizëm e diferenconte”, thotë Anila.

Pasi gazetarët kanë kërkuar të të shohin tabelën metalike, por znj. Balasi tregoi se ajo është në drejtori dhe zyra është e mbyllur.
Ish-edukatorja, Radoina Marku , pretendon se e gjitha kjo situatë është stërholluar dhe ekzagjeruar nga  drejtoresha e kopshtit me të cilën ka patur inate të vjetra. “Fëmija nuk është goditur fare në kopsht, do ketë ardhur i goditur. Për këtë gjë nuk jam thirrur kurrë në polici” thotë Marku .

Pas incidentit fëmija është dërguar në spital ku spitali ka lajmëruar edhe sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, dhe në spital kanë shkuar punonjësit e policisë.

Punonjës të cilët nuk kanë kryer asnjë veprim dhe nuk e kanë referuar askund ngjarjen. Në një telefonatë me gazetarët Vasil Nikolli, punonjësi i policisë që ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër, pranon se nuk ka bërë asnjë veprim, por ka lajmëruar sallën operative dhe nga aty duhet të dërgohej dikush tjetër.