Fri, Nov 29, 2024

Dita sot me shi dhe shtrëngata! Sa gradë do shkojnë temperaturat

  • PublishedMarch 19, 2024

Ditën e martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të periferisë së një qendre të ulëtpresioni me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët dhe gradualisht në mënyrë të herëpasherëshme deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-10m/s, ndërsa hera-herës në orët e pasdites në bregdet do të

shfaqet relativisht intesive me shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 5 deri 12°C

-në zonat e ulëta 7 deri 19°C

-në zonat bregdetare 11 deri 19°C


AlbaniaWeb.net