Gjashtë fitore radhazi për Celtics, Minnesota u bashkohet ekipeve të kreut
Bostoni nuk ndalet në rrugëtimin e tij këtë sezon në NBA, duke fituar së fundmi 119-94 ndaj Detroit Pistons. Triumf i lehtë për Sëlltiks, ku u dallua Braun me 31 pikë, ndërkohë që tre lojtarë të tjerë realizuan mbi 20 pikë.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Boston, që pasi ka siguruar pjesëmarrjen në “play-off” dhe me shumë siguri edhe vendin e parë në Lindje, nuk fal asnjë kundërshtar, madje duke i mposhtur bindshëm. Sëlltiks po bëjnë një sezon të rregullt fantastik, por për titullin duhet të presim.
Në Perëndim, rikthehet te fitorja skuadra e Lejkërs, që mundi 136-105 Atlantan. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Rasëll me 27 pikë e 10 asists, si dhe LeBron Xhejms me 25 pikë.
Zhgënjen skuadra e Golden Stejt, që u mund 119-112 në fushën e saj nga Nju Jorku. Për miqtë u dallua Brunson me 34 pikë. Ndërsa Minesota u bashkohet ekipeve të kreut në Perëndim pas fitores 114-104 ndaj Jutah Xhez, ku Eduards realizoi 32 pikë.
REZULTATET
Indiana – Cleveland 103-108
Boston – Detroit 119-94
Philadelphia – Miami 98-91
Chicago – Portland 110-107
Utah Jazz – Minnesota 104-114
Golden State – Neë York 112-119
Sacramento – Memphis 121-111
Lakers – Atlanta 136-105
()