Dortmund do qëndrimin e Jadon Sanchos, por me një kusht, situata me Manchester United
Borussia Dortmund është gati të blejë sërish Jadon Sanchon në baza të përhershme, por vetëm nëse Manchester United do të pranonte një ofertë që është më e ulët se 50 milionë euro. Sulmuesi anglez u rikthye në “Signal Iduna Park” në janar pas problemeve me trajnerin e “Djajve të kuq”, Erik ten Hag. Numri një i pankinës së United e ndaloi Sanchon të stërvitej me skuadrën e parë pasi lojtari doli hapur kundër tij në rrjetet sociale, e më pas “divorci” ishte i pashmangshëm.
Jadon Sancho është i interesuar të qëndrojë te Dortmund dhe palët me siguri do të diskutojnë në verë. 23-vjeccari, që prej rikthimit të tij, ka realizuar një gol dhe ka dhuruar një asist.
(J.S/)