Ndryshime të mëdha te Lazio në verë, sulmuesi mund të largohet, Juventus pas dere
Në Lazio do të ketë një revolucion në verë, pas lamtumirës së papritur të Maurizio Sarri dhe ardhjes së Igor Tudor në pankinë. Në këto javë të fundit të kampionatit, trajneri kroat do të studiojë skuadrën, për të vendosur më pas se si do veprohet gjatë merkatos.
Gjithçka do të nisë nga largimet, mbi të gjitha ato që duken gjithnjë e më të pashmangshme, ku mund të përmendim Felipe Anderson dhe Ciro Immobile.
Megjithatë, ndër situatat për t’u monitoruar është edhe ajo e Mattia Zaccagni. Sulmuesi mund të lërë lacialët dhe Juventusi është pas dere, në pritje të zhvillimeve. 28-vjeccari Zaccagni po luan sezonin e 3-të në kryeqytet. Ai më parë ka luajtur për Venezian, Cittadellan dhe Veronën.
(J.S/)