Çështja Acerbi, mbrojtësi zikaltër takon drejtuesit e Interit
Çështja Acerbi po bën bujë në Itali dhe jo vetëm. Në takimin e fundjavës mes Interit dhe Napolit, Juan Jesus pretendon se mbrojtësi zikaltër ka përdorur fraza raciste ndaj tij. Në këto kushte, Italia e ka lënë lojtarin jashtë grumbullimit. Mediat italiane shkruajnë së fundmi se klubi i Interit ka takuar Acerbin.
Sipas asaj që bëhet e ditur, futbollisti i skuadrës nga Milano i ka thënë drejtuesve se nuk ka përdorur fraza raciste, duke i qëndruar besnik versionit fillestar. Kjo çështje do të sqarohet në javët në vijim, ku organet kompetente në Itali pasi të shqyrtojnë rastin, do të dalin në një konkluzion.
(J.S/)