Sat, Nov 23, 2024

Tre punonjës të Ballukut kapen duke shpërndarë lekë, kandidati i “BF” për Dibrën: Kanë hapur bagazhin e një makine dhe kanë nxjerrë një qese që…

  • PublishedMay 13, 2023

Ismail Uka, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Dibrën, ka komentuar situatën në këtë qytet vetëm pak orë para nisjes së heshtjes zgjedhore.

Në një lidhje skype në News24 ai ka folur në lidhje me një denoncim që pak më parë u raportua edhe në BalkanWeb, ku një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër, qark i cili drejtohet nga Belinda Balluku, duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ai u shpreh ka monitoruar vetë situatën në terren ndërsa ka shtuar se mes personave që u raportuan se bllokuan një pallat, ishte edhe Ceno Klosi.

“Demokratët kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe kanë treguar civilizim.

Më parë i bëra thirrje edhe SPAK për monitorimin e situatës në Dibër sepse kisha indicie se në një zyrë elektorale

Ceno Klosi dhe zyrtarë të tjerë në varësi të zonjës Balluku, kanë hyrë e kanë dalë ditën e djeshme, janë vëzhguar nga ekipi im.

Dy punonjës në varësi të saj, jo Dibranë janë filmuar atje, kanë hapur bagazhin e një makine dhe i kanë dhënë një qese që dyshohet se janë para.

Sot kam monitoruar vetë situatën dhe kur më panë që isha në zonë, kanë dalën nga zyra punonjëset dhe me shpejtësi janë larguar.

I kemi ndjekur dhe na kanë pikasur dhe janë futur në një pallat për t’u shmangur. Tek pallati ka ardhur administratori nga 10-15 persona mes tyre edhe Ceno Klosi dhe kanë rrethuar pallatin. Pas njoftimit tim policia ka ardhur me vonesë. U deshën 4 orë për të kryer disa veprime procedurale. personat nuk janë të arrestuar, po merren në pyetje në prokurori.

Të gjitha janë me video dhe foto, por nuk mund të publikohet sepse ka nisur një hetim”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.