“Rëndësia e gjyqësorit të pavarur dhe reforma në drejtësi”/ Ambasada amerikane zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe ndihmës sekretarit Todd Robinson
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama këtë të martë.
Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësia e një gjyqësori të pavarur dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.
“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, shkruan ambasada.
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit Todd Robinson serinë e takimeve e nisi në një takim në godinën e SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Ambasada amerikane tha se sekretari Todd Robinson mori pjesë në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri. Sekretari Robinson theksin e vendosi tek transparenca, si dhe dhënien fund pa-ndëshkueshmërisë.
Kujtojmë se vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson vjen pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
AlbaniaWeb.net