Qëlloi me thikë në bark kuzhinierin shqiptar në Selanik/ Publikohen pamjet e plagosjes, momenti kur bashkëshortja tenton ta ndalojë
Pamjet e rënda ku një klient plagos me thikë kuzhinierin shqiptar në Selanik janë publikuar.
Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient pasi nuk i pëlqeu ushqimi i servirur.
Mësohet se fillimisht klienti ka bërë porosinë, më pas ka debatuar me kuzhinierin dhe në fund e ka qëlluar me thikën e kuzhinës.
“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai është këtu pesë vjet. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, kishte ikur”, tha kuzhinieri.
“”Dua të ha diçka të lehtë” më thotë ai duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më thotë “jo jo ashtu, pak mish”. Epo, mungon mishi”, ka thënë shqiptari.
AlbaniaWeb.net