Allegri drejt konfirmimit, por Juve i tregon “vijën e kuqe”
“X” kundër Geona-s solli tension në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, këtë e reflektoi publikisht edhe Max Allegri. Për të qetësuar trajnerin ka menduar drejtori sportiv, Giuntoli. Sipas La Gazzetta dello Sport: Giuntoli ka zhvilluar një takim kokë më kokë me trajnerin duke i dal garant në lidhje me të ardhmen, por me një kusht. Nuk është një sekret që fati i Allegrit është i lidhur ngushtë me kualifikimin për në Champions League sezonin e ri, fakt që Giuntoli ia ka bërë sërish me dije.
Drejtori Sportiv i Juves, gjithnjë sipas La Gazzetta-s, i ka shprehur trajnerit besimin e tij, është gati të vijojë bashkëpunimin me Allegrin, por Champions është vija e kuqe. Deri pak kohë më parë ky objektiv dukej një formalitet, por ecuria në javët e fundit dhe kalendari në vijim nuk e bën më kaq të sigurt, në një kohë kur Juve do të përballet në nëntë javët e mbetura me ekipe si Lazio, Fiorentina, Milan, Roma dhe Bologna.
()