Heidi-Romeos: Gjithë halli im ka qenë të pajtohem me ty!
Romeo dhe Heidi janë dy banorë të shtëpisë më të famshme ‘BBV3’, të cilët krijuan një romancë brenda shtëpisë, mirëpo vendosën që ti japin fund shumë shpejt.
Përgjatë këtyre ditëve kemi parë një afrimitet mes tyre ku gjithashtu pasditen e sotme dyshja ka zhvilluar një bisedë në oborr teksa Heidi është shprehur se gjatë kohës që nuk ka patur kontakt me Romeon ka qenë keq dhe gjithë halli i saj ka qenë të pajtohej me të.
‘Gjithë halli im, do e them se nuk është ndonjë turp, ka qenë të pajtohem me ty!Gjithë këtë periudhë unë kam dashur të pajtohem me ty!Dhe gjithë këtë periudhë unë kam qenë keq vetëm prej teje…
Unë kam ndenjur gjithmonë nga ana jote, edhe në lojë, edhe me ty si njeri, me të gjitha. Nuk po bëj lojë! Me të gjitha kam qenë me ty! ‘- është shprehur Heidi.