Wed, Nov 27, 2024

“Deliri dhe agresiviteti i tij, gjëja më e zhurmshme në fshatin tonë”, Edmond Spaho polemikë me Brizida Gjikondin: Pjellë e keqe e komunizmit, ki kurajo dhe përballu!

  • PublishedMay 13, 2023

Pas një komenti në rrjetet sociale të avokates dhe aktivistes Brizida Gjikondi për sjelljen e figurave të caktuara politike sa i takon fushatës elektorale, ku ndalej te deputeti i PD-së, Edmond Spaho, vjen një reagim nga ky i fundit.

Gjikondi shkruante për Spahon se; “Euforia, deliri dhe agresiviteti i tij ishin gjeja me e zhurmshme ne fshatin tone në atë moment, as gjeli, as gomari nuk e konkurronin dot”, duke marrë shkas nga incidenti i djeshëm në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku deputeti pati debat me kryebashkiakun Gëzim Topçiu.

E mes këtyre epiteteve të përdorura nga Gjikondi për të, nuk mund të mungonte reagimi i deputetit demokrat. Spaho në një mesazh në rrjetet sociale theksoi se ishte befasuar nga reagimi i Gjikondit, duke shtuar se; “Çuditem Briside se përse ke reaguar kështu si pjellë e keqe e komunizmit.”. Mes të tjerash ai i sugjeron Gjikondit që të përmbahet dhe zgjedhjet mos t’ja kaplojnë logjikën.

REAGIMI I SPAHOS
Shume e dashur Briside,
Kam nje dite te tere qe po perpiqem te komunikoj me ty, per postimin qe ke bere, por ma ke mbyllur telefonin.
Jam takuar me ty ne Kolanec dhe jemi shkrire njeri me tjetrin kur kemi biseduar per zgjedhjet e 14 Majit dhe ceshtje te tjera, sa edhe gruaja ime u be xheloze. Si munde te ndryshosh keshtu Briside?
Kam folur per Klemin qe e njoh nga larg dhe respektohemi reciprokisht, por edhe per Bujarin qe e kam pasur epror dhe e kam vleresuar. Kete ja thashe shume te majteve ate dite ne Kolanec, kur pime se bashku nje gote raki, me insistimin e tyre per te me respektuar. Cuditem Briside se perse ke reaguar keshtu si pjelle e keqe e komunizmit.
Briside te kam telefonuar por me ke mbyllur telefonin megjithese kemi shume miq te perbashket. Ki kurajo dhe ballafaqohu.

Turp qe i thua gomar dikujt qe hyn ne rrethin tend shoqeror. Po sikur une te te quaj ty gomarice?
Une nuk te quaj ty gomarice sepse ti nuk je dhe nuk ma lejon edukata. Permbahu Briside, mos lejo qe zgjedhjet te te kapllojne llogjiken dhe te besh sulme te ndyra. Ti mund te vuash veshtiresite qe po kalon PS por nuk eshte faji im. Ka nje zemerim te heshtur ne popull qe do zbrazet ne 14 Maj. Briside, jeta per ty nuk mbaron me Edi Ramen qe po mbytet ne ujrat e zeza te Lanes. Ruaj llogjiken dhe mos u sill si teto Polikseni, Laja e kulles se barit apo hallo Lenka. Te uroj me te mirat dhe me shprese qe do te vijne mëntë e kokes.
Te fala miqve te perbashket dhe zarbove te Temes!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.