Gjyqi i Berishës në Londër/ Provat, do të shpaloset edhe dëshmia e ish zyrtarit të SHIK
Ora 10:30 e kësaj të mërkure gjeti ballë përballë në Londër avokatët e Sali Berishës dhe përfaqësuesit e ministrisë së brendshme Home Office si të paditur për vendimin e shpalljes non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptarë.
Në këtë listë të proceseve gjyqësore në SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) shqyrtimi i padisë të Sali Berishës është parashikuar të zgjasë katër ditë.
Gazetari AlbaniaWeb.net Muhamed Veliu raporton se në këtë seancë të dytë, përfaqësuesit e Home Office, Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të paraqesin faktet dhe grup faktet përmes të cilave ish sekretarja e shtetit Priti Patel, bazoi vendimin për Berishën.
Ky do të jetë momenti kur Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të njihet me materialet mes tyre edhe ato të formës sekret, përmes të cilave Home Office e lidh ish kryeministrin me ngjarje kriminale dhe korrupsion.
AlbaniaWeb.net mëson se pjesë e kësaj dosje është edhe dëshmia e gjatë dhënë nga një ish zyrtar i SHIK i cili ka fituar azilin politik në Britaninë e Madhe
Emrat e personave të pyetur dhe burimet e informacionit përmes të cilave britanikët ndërtuan dosjen Berisha do të shpalosen në atë që quhet sesioni i mbyllur.
SIAC përfshi palët në proces asnjëherë nuk do të bëjnë publike emrat e të pyeturve apo burimeve të Home Office apo agjencive të tjera britanike, pjesë e dosjen non grata të Berishës.
Megjithatë në vendimin final do të renditet disa të dhëna të paraqitura prej palëve në këtë proces.
Fergus Randolph QC përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha do të shpalosë prapësimet për vendimin ndaj Berishës të enjten.
Kompania avokatore e zotit Berisha në këtë proces është e përbërë nga juristë të kompanisë Brick Courts Chambers e cila në ditarin e çështjeve me profil të lartë që ka renditur për 2024 edhe atë të Sali Berishës.
Vendimi nëse shpallja e Sali Berishës person non grata prej Britanisë së Madhe ishte legjitim apo jo pritet të shpallet nga SIAC fillimin e muajit prill.
AlbaniaWeb.net