Ekskluzive/ A do të ketë non-grata të reja për aktorët e politikës në Shqipëri? Robinson: Duhet ta kuptojnë se ka një çmim që duhet paguar nëse…
Nga krimi i organizuar te non-gratat e shpallura nga SHBA për aktorët politikë në vendin tonë, kanë qenë disa nga pikat kyçe që Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Narkotikët dhe Ligjzbatimin Todd D. Robinson ka folur për AlbaniaWeb.net, në një intervistë ekskluzive për Anila Hoxhën.
Në intervistën e transmetuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, Robinson i pyetur nëse do të ketë më shpallje non-grata për aktorët politikë në vendin tonë, tha se SHBA ka numër mjetesh dhe shpalljet non-grata dhe sanksionet e vizave janë mes tyre, dhe se do të vazhdojnë t’i përdorim.
Kjo sipas tij, pasi janë mënyra të efektshme “për t’u siguruar që ata zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar”.
Pjesë nga intervista:
Anila Hoxha: Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit kanë shpallur non-grata njerëz të politikës dhe njerëz të biznesit. A do të vazhdoni ta bëni këtë gjë dhe a është kjo një masë e efektshme?
Todd D. Robinson: Do të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu vënë pas aktorëve të korruptuar dhe për të ndihmuar institucionet shqiptare që t’i vihen pas aktorëve të korruptuar. Kemi një numër mjetesh dhe shpalljet non-grata dhe sanksionet e vizave janë mes tyre, dhe ne do të vazhdojmë t’i përdorim ato sepse janë mënyra të efektshme për t’u siguruar që ata zyrtarë të rëndësishëm, zyrtarë të nivelit të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë ta kuptojnë që për akte korruptive ka një çmim që duhet paguar dhe të gjitha mjetet që ne kemi në dispozicion do të vihen në punë kundër atyre aktorëve të korruptuar.
AlbaniaWeb.net