Sat, Nov 23, 2024

Vodhi në banesën e babait kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri, pranga të riut në Tiranë

  • PublishedMay 13, 2023

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi në banesën e babait të tij një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri. Burime zyrtare nga policia se pas hekurave përfundoi i riu me inicialet E.S.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro). Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.