Kundër Problemeve të Kockave – Trajtimet Natyrale dhe Ushqimet e Duhura
Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti.
Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore.
Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik.
Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.
Trajtimet Natyrale Kundër Inflamacionit Të Osteoartritit
Kapsaicina
Kapsaicina gjendet tek specat djegës.
Ndër përfitimet e shumta që vijnë prej saj është edhe largimi i dhimbjes së osteoartritit.
Studimet tregojnë se efikasiteti i kapsaicinës ndihet pas 3 javësh përdorimi.
Lexoni këtu për kurën natyrale me spec djegës.
Avokado
Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave.
Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz.
Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit.
Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit.
Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatimë të ndryshme.
Osteoartriti Luftohet Nëpërmjet Ushqimeve
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat.
Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli.
Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën.
Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje.
Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit.
Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit.
Nëse dëshironi të merrni suplementë AgroWeb.org rekomandon të konsultoheni më parë me mjekun./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.