EMRI/ Kultivonte dhe tregtonte kanabis në Britani, 12 vite burg për 40-vjeçarin shqiptar
Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg, për kultivim dhe tregtim të kanabisit. Bëhet fjalë për Vladimir Mardeda.
Mediat britanike shkruajnë se arrestimi është kryer më 3 shkurt 2021, ku policia ushtroi kontrolle në 18 adresa në zonën e Reading, si dhe 7 adresa në të gjithë Blackburn, Sunderland, Birmingham dhe Londër.
Bashkë me shqiptarin, është arrestuar dhe një shtetas i huaj, Jahi Holmes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–