Wed, Nov 27, 2024

“Deri dje bllokuan Kuvendin e ndezën flakadanë, sot po bëjnë pazar”, Alibeaj për Rithemelimin: Pas ‘Zgjedhores’, po sakrifikojnë Komisionet Hetimore, nga 4 në 2

  • PublishedMarch 21, 2024

Sekretari i përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj deklaron se Rithemelimi dhe PS, jo vetëm që po sakrifikojnë Reformën Zgjedhore, por sipas tij, po ngushtojnë dhe objektin e hetimit parlamentar të koncesioneve të shëndetësisë.

Në një reagime të bërë në Facebook, Alibeaj shkruan se selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, sipas tij është pazar.

Ai shton se “arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncesione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2”.

“Meqë dita e marrëveshjes “së madhe” filloi paradite me sakrifikimin e reformës zgjedhore, ja edhe efekti tjetër që po gatuhet (ende pa mbaruar dita). Ngushtimi i objektit të hetimit të komisionit parlamentar të koncensioneve të shëndetësisë, nga 4 në 2  është pazari i radhës mes Foltores dhe Ramës.

Të katër koncensionet në shëndetësi, ai i dializës, check up-it, pajisjeve të laboratorëve dhe sterilizimit janë abuzive dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve.

Selektimi për hetim vetëm i sterilizimit dhe check-up-it (SPAK ndërkohë e mbaroi hetimin e tyre) dhe lënia jashtë hetimit i dializës dhe laboratorëve, është pazar dhe arsyet e vërteta i dinë ata që para 6 muajsh e nisën kërkesën për të hetuar 4 koncencione, e sot bëhen gati të votojnë vetëm për 2.

Bojkotuan muaj të tërë parlamentin, ndezën revolucionin me tymuese duke u shitur për interesat e oligarkut të radhës. E megjithatë të vërtetën nuk e fshehin dot sado te mundohen!”, shkruan ai.


AlbaniaWeb.net