Agjenti i yllit të Interit qetëson tifozët: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, respektojmë kontratën
Te Interi nuk duhet të frikësohen aspak për të ardhmen e Lautaros. Ka qenë agjenti i sulmuesit zikaltër, Alejandro Camano, që ka qetësuar tifozët.
“Ne e jemi gjithmonë në kontakt me drejtuesit, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Sa kohë deri në rinovimin? Lautaro ka kontratë deri në vitin 2026! Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Interin, ai është kapiten.
Tani e rëndësishme është të arrihen objektivat e Interit dhe të kënaqen tifozët. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e Lautaros dhe Interit së bashku. Nuk ka nxitim, të gjithë jemi absolutisht të qetë” – Tha ai.
(J.S/)