“Fushata nisi para afatit zyrtar”, zv. kryetari i KRIIK Albania: Krijon pabarazi në garë. Administrata publike është për propagandë elektorale!
Në emisionin “Kjo Javë” në News24 Dritan Taulla, zv. kryetar i KRIIK foli për zgjedhjet lokale duke u ndalur edhe tek financimi i fushatave elektorale.
Gjatë kësaj interviste Taulla theksoi se në këtë garë elektorale ka pasur përdorim të administratës, dhe se një numër jo i vogël bashkish në rrjete sociale kanë postuar evente fushate.
“Stafi ynë monitoron mediat sociale përgjithësisht. Është parë përdorimi i Bashkive për propagandë elektorale qofte edhe duke shpërndarë evente apo qoftë edhe duke vendosur hashtage. Administrata publike që është gjithë kohës në fushatë, një numër jo i vogël bashkish kanë postuar evente fushate. Kjo është më minimalja. Kur këta persona angazhohen në fushatën e kandidatit, shpenzojnë kohën që ne ua paguajmë”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–