Plas tritoli në oborrin e një 62-vjeçari në Shkodër
Shtëpia e një 62-vjeçari është tronditur nga shpërthimi i një lëndë plasëse në oborr.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e kësaj lënde plasëse e vënë në derën e oborrit, ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
AlbaniaWeb.net