Sat, Apr 19, 2025

Berisha kërkon të shkojë në Kuvend/ Seanca në Apel, vendimi pritet të jepet në orën 15:00

  • PublishedMarch 25, 2024

Sot, mbahet seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.

Seanca, ku të pranishëm ishin avokatët e ish-kryeministrit, përfundoi rreth orës 11:00, ndërkohë që në orën 15:00 pritet të jepet vendimi.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga data 30 dhjetor, nën akuzë për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kërkon të marrë pjesë si deputet në seancat plenare në Kuvend


AlbaniaWeb.net