Thu, Nov 28, 2024

I zhytur në borxhe, kampioni i botës nxjerr në shitje vilën luksoze

  • PublishedMarch 25, 2024

Kampioni i Botës, Kafu në telashe për një borxh prej mbi 3 milionë eurosh, të cilin duhet ta shlyejë.

Gjithçka filloi në vitin 2019 me falimentimin e Capi Penta International Player, një kompani e themeluar pesëmbëdhjetë vjet më parë për të menaxhuar karrierën e agjentëve dhe lojtarëve në botën e futbollit. Ndërkohë mësohet se borxhi ndaj Bankës, Banco Industrial, është 777,000 euro. 

Kafu do të detyrohet të nxjerrë në ankand vilën Barueri (në shtetin e Sao Paulo) e cila ka një vlerë të vlerësuar prej 7.4 milionë euro. 

Thirrja e parë do të bëhet më 4 prill dhe, nëse nuk është shitur, do te rikthehet ne ankand me gjysmën e çmimit. Në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të mbulojë borxhet e tij. 

AlbaniaWeb.net