Ndeshja me Suedinë, Sylvinho i beson sulmin Brojës, ndryshimet në formacion
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, do të zhvillojë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë miqësore, në kuadër të parapërgatitjes së Euro 2024. Disfata ndaj Kilit ka lënë pas zhgënjimin, por tekniku brazilian i pankinës Silvinjo pret reagim nga kuqezinjtë.
Si asnjëherë më parë, trajneri brazilian pritet të bëjë 7 ndryshime në formacion, por ky është një test shumë i rëndësishëm para Evropianit dhe Silvinjo kërkon t’i shikojë në fushë ata që kanë luajtur pak.
Në portë gjatë ndeshjes së sotme do të kthehet Etrit Berisha, në krahun e majtë të mbrojtjes konfirmohet mitaj, ndërsa në të djathtë Balliu do të ul në stol Hysajn.
Në zemër të mbrojtjes kapiteni Gjimshiti së bashku me Marash Kumbullën. Binomi Asllani-Ramadani nuk ndryshon, përpara tyre pak më i avancuar pritet të luajë Ernest Muçi.
Në korsinë e majtë të sulmit Arbër Hoxha, ndërsa në të djathtë Arbnor Muçolli në mbështetje të Armando Brojës në majtën e sulmit.
Ky pritet të jetë formacioni i Suedisë: Robin Olsen, Victor Lindelöf, Isak Hien, Ludëig Augustinsson, Emil Holm, Alexander Isak, Jens Ctrabajo, Mattias Svanberg, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga dhe Emil Forsberg.
Suedi – Shqipëri do të zhvillohet në stadium “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00. Statistikat në përballjet direkte flasin për suedezët me 3 fitore, një sfidë është mbyllur në barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë vetë një fitore në miqësoren e 2004 zhvilluar në Tiranë.
Në stadium atmosfera do të jetë e zjarrtë, 3 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë prezent, ndërsa në total janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për këtë miqësore.