Sat, Nov 23, 2024

U la në burg për blerje votash, kandidati i “BF” për Bashkinë Himarë jep mesazhin e parë nga burgu për qytetarët: Nesër vota juaj shpëton vendin

  • PublishedMay 13, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka dhënë mesazhin e tij të parë nga burgu.

“Nesër vota juaj shpëton vendin”, është shprehur ai.

Mediat greke kanë publikuar reagimin e tij, ndërsa theksojnë se mesazhi i është drejtuar votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen ditën e nesërme, 14 maj.

“Momenti është tani!! Ju dua të gjithëve në krah!! Asnjë të mos mungoj në zgjedhjet e 14 Majit!! Të gjithë jemi NJË dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen, për dashurinë dhe ndihmën tuaj!! Të gjithë bashkë për ndryshimin!! Për të ardhmen e vendit tonë!”, ka thënë në mesazhin e tij Beleri.

Fredi Beleri u arrestua disa ditë më parë me akuzën blerje votash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.