Suedi-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, Strakosha dhe shtylla shpëtojnë kuqezinjtë! Brojës i mohohet penallti
Nga ora 19:00 ka nisur ndeshja Suedi-Shqipëri, një tjetër test miqësor për kuqezinjtë para Euro 2024.
Minuta ’40: Strakosha shpëton kuqezinjtë, bllokon gjuajtjen e fortë të sulmuesit suedez
Minuta ’21: Bajrami provon me goditje dënimi por topi përfundon në goditje këndi
Minuta ’19-të: Shtylla shpëton kuqezinjtë, suedezët me super aksion kapin në befasi mbrojtjen
Në minutën e 11-të, Armando Broja i cili e nisi ndeshjen si titullar pati një shpërthim drejt sulmit por u pengua në zonën e 11 metërshit duke pretenduar penallti. Por gjyqtari vendosi që nuk kishte kontakt të tillë dhe loja vijoi normalisht.
Për të parë videon klikoni: Këtu.
Formacionet zyrtare:
Suedia (4-2-3-1): Olsen; Krafth, Staflelt, Lindelof, Augustinsoon; S. Olsson, Sam. Gustafson; Kulusevski, Forsberg, Isak; Nilsson Trajner: Jon Dahl Tomasson
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Mitaj, Mihaj, Gjimshiti, Balliu; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani; Broja Trajner: Sylvinho.
AlbaniaWeb.net