Mon, Nov 25, 2024

Një Gram Kripë më Pak? Përgjysmon Problemet me Zemrën

  • PublishedMarch 25, 2024

Për më shumë se 50 vjet, organizata të ndryshme shëndetësore, ekspertë dhe mjekë kanë nxjerrë rekomandime të forta për pakësimin e dozave ditore të sodiumit ose siç e njohim rëndom, kripës.

Sipas këtyre rekomandimeve, nëse njeriu ha më pak kripë, do të jetë më pak i predispozuar të vuajë nga tensioni i lartë i gjakut.

Tensioni i lartë është shkencërisht i provuar të jetë një nga shkaktarët e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Edhe në Shqipëri sëmundjet e zemrës janë një problem në rritje.

Megjithatë, këto rekomandime deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër.

Në shumicën e rasteve, njerëzit nuk besojnë në veprime parandaluese dhe shqetësohen vetëm në rastet kur sëmundjet arrijnë në faza të avancuara.

Shkencëtarët kanë qenë të mendimit se njeriu duhet të konsumojë më pak se 2.5 gramë kripë në ditë.

Ndërkohë ekspertët kanë arritur në konkluzionin se konsumi ditor i kripës është aktualisht në 3.5 gramë ose më shumë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse njeriu arrin të ulë dozën e kripës me të paktën 0.5 ose 1 gram në ditë do të parandaloheshin një numër i madh i rasteve të ishemisë.

Nëse jeni më të shqetësuar për sasinë e kripës që duhet të reduktoni, duhet të dini se 0.5 gram kripë gjenden në  një cope të vogël djathë.

Kripa dhe tensioni i gjakut

Kripa e tepruar në ushqim rrit prurjet e gjakut.

Ky i fundit tërheq më shumë ujë, i nevojshëm për të tretur kripën.

Kur sasia e gjakut në enët e gjakut rritet, tensioni rritet gjithashtu.

Imagjinoni sikur të hapni rubinetin e ujit me presion, e njëjta gjë ndodh edhe me gjakun.

Kufizimi i sasisë së kripa është një veprim i zgjuar.

Për më tepër, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kripës dhe përjetojnë luhatje më të forta të tensionit të gjakut.

Kërkimet shkencore tregojnë të moshuarit, njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti apo sëmundja kronike e veshkave mund të përfitojnë shumë vetëm duke konsumuar 0.5-1 gram më pak kripë.

Çfarë Duhet të Bëni

Kripa gjendet në shumë ushqime.

Ajo vjen në formë natyrale ose të përpunuar.

Shumica e kripës së përpunuara vjen nga ushqimet e servirura në restorante, ato të konservuara dhe të përpunuara.

Por shqiptarët janë dorëlëshuar me kripën edhe në gatimet e shtëpisë.

Mënyra më e mirë për të kufizuar kripën është:

  • Të konsumoni më shumë fruta dhe perime.
  • Të lexoni të dhënat informuese në etiketat e ushqimeve të gatshme.
  • Të hani më shumë gatime shtëpie dhe nëse hani në restorant porosisni t’ju serviret ushim me pak kripë.
  • Të mbani nën fre nepsin tuaj për të kripura dhe të mësoheni të hani më pak kripë. Me kalimin e kohës, nuk do t’ju bëjë më përshtypje./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine