“Kam parë tmerr me sy”/ Çfarë ka ndodhur me Luiz Ejllin?
Këngëtari Luiz Ejlli, ka treguar se ka përjetuar momente paniku një natë më parë. Kjo pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.
Era e fortë e shoqëruar me shi të dendur vështirësonte uljen në pistën e Rinasit. Këngëtari tha se avioni u detyrua që të bënte ulje në Shkup. Nëpërmjet një Instastory Luizi ka shpjeguar të gjithë situatën.
“Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit”
Ai më pas vazhdoi: “Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup”. Fituesi i BBV2 dukej i shqetësuar, por falënderoi Zotin që është shëndoshë e mirë.